Bebe Rexha tregon linjat e kolme, publikon prapaskenat e ‘nxehta’ nga xhirimet e videoklipit më të fundit

0
88

Bebe Rexha i ka argëtuar 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën teksa ka shpërndarë një postim të ri.

Këngëtarja dhe kantautorja 33-vjeçare ka publikuar një video ku shfaqen pamjet nga prapaskenat nga klipi i saj i fundit.

E titulluar “Heart Wants What It Wants”, Bebe Rexha solli për ndjekësit një këngë dhe klip të frymëzuar nga vitet ’70.

Klipi i këngës e shfaq artisten me një kostume transparent me një xhaketë të bardhë me pupla. Rexha, e cila u pa në ‘Grammy Awards’ javë më parë, shkroi në mbishkrimin e videos: “Prapaskenat nga ‘Heart Wants What it Wants’”.

Në postimin e së martës, ylli i muzikës pop tregoi pamjet nga prapaskenat e klipit të saj të ri me skena provokuese.

Bukuroshja, e cila është përgjegjëse për hitet si “In the Name of Love” dhe “Meant to Be”, u shfaq e veshur me kostumin transparent ndërsa lëvizte me kërcimtarë rezervë.

Rexha kishte vendosur një palë me vathë të mëdhenj, të varur me llambadar, të mbuluar me gurë vezullues.

Artistja e muzikës dukej si një mbretëreshë e diskos teksa nxirrte në pah linjat e saj të trupit.

Ndërsa merrte pjesë në ‘Grammy Awards 2023’, Rexha ngacmoi fansat me prononcimin se shumë shpejt do të kishte muzikë të re nga ajo.

“Kam muzikë të re që po e publikoj në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha për Revistën People teksa po ecte në tapetin e kuq në atë kohë.

Bebe Rexha po përgatitet për një turne të afërt të quajtur “Best F*n Night Of My Life Tour”, i cili do të zgjasë nga 31 maji deri më 1 korrik