Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar ditën e sotme me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës.
Begaj në fjalën e tij tha se Nato ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
Presidenti po ashtu shtoi se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës është i domosdoshëm
“Nato ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Në këtë kohë sfidash është thelbësor implementimi i kuadrit strategjik të mbrojtjes dhe shkurajimit si edhe përditësimi i planeve të mbrojtjes së aleancës.
Veçanërisht e rëndësishme, forcimi i 8 grup-batalioneve në krahun lindor të NATO. Situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi i paqes dhe qetësisë ndërkombëtare të jenë fokusi ynë. Zgjerimi i aleancës është detyrim dhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të domosdoshme”, tha fillimisht Beagaj.r.t/abcnews.al