Bëhet zyrtare, Messi e mbyll me PSG. Ku do ta vijojë karrierën?

0
53

Christophe Galtier, trajneri aktual i PSG, ka deklaruar se Lionel Messi do të largohet nga kampionët e Francës. Ai tha se ndeshja e kësaj jave ndaj Clermont do të jetë e fundit për argjentinasin te PSG.

“Unë e kisha privilegjin për të trajnuar lojtarin më të mirë në histori të futbollit, këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit te PSG në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, tha Galtier.

Në 74 paraqitje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain, Lionel Messi shënoi 32 gola, ndërsa dhe edhe  35 asist.

Tashmë e ardhmja e argjentinasit do të jetë temë kryesore në mediat sportive deri në momentin që ai të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij. Një prej mundësive më të mëdha, të paktën me atë që është folur gjatë ditëve të fundit, është rikthimi në Barcelonë.