Ministria e Brendshme bullgare ka njoftuar se ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka postuar komente në Facebook në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit të pasagjerëve në Bullgari, të papajtueshme me normat morale dhe etike
Personi i cili u ndalua në Sofje nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas sinjalizimit, ishte me precedentë penalë.
Ai akuzohet për komente të papranueshme, fyerje dhe urrejtje në bazë të kombësisë përmes një sistemi informacioni, njoftuan nga Ministria e Brendshme bullgare.
ora tv