Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në SPAK këtë të enjte ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Beqaj ndodhet që prej orës 9:00 në ambientet e SPAK, ku prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme.
Avokati i tij tha se aktualisht janë tek fashikulli numër 2 dhe se do të lexojnë sa të munden, ndërsa e konsideron qesharake shumën që u vendos për t’u paguar.
“Na u dha një afat 24 orë sepse sot është dita e fundit për të shqyrtuar 700 fashikuj, aktualisht jam tek fashikulli nr 2. Pasi lexuam dy vendimet, për përfundimin, kërkuam kopjen e akteve dhe u përballëm me faturën 10 milionë të vjetra një herë mund ta skanohet, të tjerat merren copy paste, por prokuroria vendosi ta shumëzojë 10 herë faturën. Ata thanë të marrin të lexojnë materiale pdf kur nuk lejohet. Është qesharake t’i kërkosh një pensionisti si Petro Mersini të paguajë aq para. Ka dhe një episod me personat që ndodhen në qeli, si mund të lexojë aktet zoti Rrjepaj dhe Rrapaj kur në burg nuk lejohet laptopi, dua të tregoj ironinë e kësaj që po ndodh. Ka paligjshshmëri të kateve ku bazohet fatura, gjyqtari ende nuk e ka zbardhur vendimin, është rrugë e lodhshme por jo e pamundur. Me të njëjtin prokuror dhe gjyqtar nuk kanë paguar asnjë lek. Do të lexojmë sa të mundemi, sa të na lejojmë do të lexojmë”, tha avokati.
Top Channel