Mori në makinë dhe ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, ndalohet 36-vjeçari në Fier

0
26

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi ka marrë në makinë dhe ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Personi i ndaluar është M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel