Berisha bën “komedi” bisedën me Bashën për eurot në “Toyota Yaris”: I ndave apo jo me Ballën?

0
123

Ish

-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme mes notash humori ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës si të përfshirë në çështjen e miliona eurove në “Toyota Yaris”.

Nga foltorja në Burrel, Berisha para të pranishmëve tregoi bisedën që kishte me Bashën. Por ndryshe nga sa kishte vepruar në kohën kur ishte mik me Lulzim Bashën, Berisha sot ka hedhur akuza ndaj tij duke i kërkuar llogari nëse ka marrë para nga ato që u sekuestruan në “Toyota Yarsi”

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Lulzim Bashës që të sqarojë pozicionin e tij për çështjen e parave që u gjetën në “Toyota Yaris”.

“Do t’i kthej një përgjigje. Tre katër ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Tani do t’i them këtu para jush. Peng-Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmendur “Toyota Yaris” në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng Bashën me “Toyota Yaris”. Dil dhe sqaro aferën, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën në atë aferë. Na ngrihet një ditën në parlament dhe thotë se ditën e shtunë do të vijnë Toyotat e mbushura me 5 milion eruo. Nga e di ti këtë i thashë unë?

Kam informata, tha. Erdhën por eurot nuk u kthyen. Pse i thashë unë? Epo njoftohen me GPS, më tha. I ndiqnin me GPS. Çudi i them unë, shumë çudi kjo punë. Eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin tre ditë, por erdhën direkt në Durrës, 1 milion e gjysmë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe Basha u fshihet. Nëse Rama t’i përmend, unë kërkoj transparencë.

Tre muaj më parë e marr në telefon, i them Lul, tre gjykatës së Gjykatës së Lartë kanë bërë vettingun dhe ua kanë fshehur, ata janë për burg. Ashtu tha? Prit njëherë mos u ndje se merrem unë. Po, edhe unë, natyrisht bëra gati statusin, por prita. Prita një javë, nuk tha asnjë fjalë. U bashkua me Ramën se edhe ky ka dosjen e tij.” /abcnews.al/