Berisha “përjashton” me diplomaci Metën nga gara për Bashkinë e Tiranës

0
106

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për zërat që thonë se presidenti në detyrë Ilir Meta do të jetë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha e ka “përjashtuar” me diplomaci Metën nga gara, duke thënë se do të mbështesë atë kandidat që përcaktojnë primaret dhe se nuk mund të thotë që PD nuk do kandidojë në kryeqytet, ndërsa tha se do të “ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Me Ilir Metën dhe me cilindo”.

Pyetje: Ka zëra që Meta mund të jetë kandidat i opozitës për kryetarin e bashkisë së Tiranës, do të mbështesni?

Berisha: Ne kemi një sistem primaresh nga të cilat unë nuk mund të heqë dorë. E vendosin primaret. Nuk e kam dëgjuar. Primaret janë primare. Ka marrë fund koha që Sali Berisha mbështet këtë apo atë kandidat. Do të mbështesë atë kandidat që përcakton primare.

Tjetër është aleanca, tjetër është kandidatura. Unë nuk mund të them që PD nuk do kandidojë në kryeqytet.