Berisha te familja e 7-vjeçares: E vrau xhelati skafist i qeverisë, imitoi ministrin e tij

0
80

Sali Berisha ndodhej për një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia.

Berisha u shpreh se i ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes si qytetar.

Berisha:  Erdha si qytetar për t’i shprehur ngushëllimet familjes së Jonadës e cila humbi jetën nga një krim horror. Ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptar, çdo njeri. Si krim i shëmtuar duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu. Kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, nëse do të kryhej nga një qytetar i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimi siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motorë. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3-4 metra. Komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ju i keni vetë rastet nuk është rasti për t’i numëruar me radhë. Nuk është absolutisht rastësi ky xhelat skafist, nuk bëri asgjë tjetër ve֛çse imitoi ministrin e tij me skaf.