Bie sistemi në pikën kufitare të Qafë Thanës, me qindra mjete të bllokuara prej disa orësh (VIDEO)

0
58

Radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Qafë Thanës. Shkak është bërë një defekt në sistem në palën maqedonase, që ka sjell një fluks automjetesh në pritje për të kaluar kufirin.

Raportohet se janë mbi 100 mjete që presin në radhë. Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë.

Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhe ne kufi. E njejte është situata edhe në piken e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorrices.

Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.