Bimët medicinale në Elbasan mblidhen gjithnjë e më pak, mungon krahu i punës

0
166

Bimët medicinale dhe çajrat bio janë ndër produktet më të kërkuara në tregun shqiptar. Dhe fatmirësisht, një pjesë e këtyre bimëve gjenden në mënyrë natyrale në zona të ndryshme të vendit, të kultivuara nga natyra.

Por, si në çdo fushë të aktivitetit tregtar në vend, edhe mbledhja e bimëve medicinale po has vështirësi për krahun e punës. Një grumbullues i këtyre bimëve në Elbasan tregon se sasitë që vijnë tanimë janë çdo herë e më të vogla. Dhe shkaku kryesor mbetet braktisja e vendit.Për këtë arsye, grumbulluesit po shikojnë mundësi të reja për t’i paraprirë kësaj anomalie të tregut dhe natyrisht për të mbajtur biznesin e tyre gjallë. Por, përsa kohë disa nga këto bimë medicinale nuk do të mblidhen në natyrë, por do të kultivohen, natyrisht që edhe cilësia dhe efektet e tyre nuk do të jenë më të atilla që konsumatori ta kërkojë apo ta blejë dhe rrjedhimisht dëmton seriozisht këtë lloj biznesi, i cili po rrezikon ekzistencën e tij për shkak të mungesës së krahut të punës.