Bllokimi i Rrugës së Arbrit prej borës, policia: Vijon qarkullimi, s’do kalojnë makinat pa zinxhirë

0
138

Rruga e Arbrit u hap këtë të hënë për qarkullimin e mjeteve, mirëpo reshjet e borës gjatë orëve të mbrëmjes kanë sjellë bllokimin e qarkullimit.

Policia ka reaguar duke thënë se situata në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar por pas ndërhyrjes së borëpastrueseve  qarkullimi i makinave vijon, por me ngadalë. Duke parë situatën policia ka vendosur të mos lejojë kalimin e makinave në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

 Në disa akse rrugore, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është  vështirësuar qarkullimi i automjeteve, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe e mospërdorimit të zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë marrë masa, në bashkëpunim me firmën që ndërton rrugën, dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve  qarkullimi i automjeteve vijon, por me ngadalë. Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit“, thotë policia.Rruga e Arbrit kalon në 6 tunele, pesë prej të cilave kanë përfunduar, si dhe dy ura, ajo e Vashës dhe e fshatit Fshat, që është edhe më e larta në Ballkan. Aktualisht rruga e Arbrit nuk është përfunduar plotësisht, megjithatë me përfundimin e punimeve, ky aks rrugor do të përshkruhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot dhe nga 4 orë që bëhej vite më parë.  Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në të gjitha rrugët e vendit është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, si dhe rrezik përmbytjesh. be.k/abcnews.al