Bllokohet kufiri me Greqinë, shkak greva dy ditore, deri mëngjesin e 4 prillit nuk kalon asnjë mjet

0
23

Është pezulluar sot në mëngjes qarkullimi i mjeteve dhe udhëtarëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Shkak për bllokimin e lëvizjes së ndërsjellë është bërë një greve dy ditore e sindikatave greke, që kanë ndalur punën në dogana.

Pezullimi i lëvizjes, sipas njoftimit nga autoritetet e vendit fqinj, pritet të vazhdojë deri mëngjesin e 4 prillit.