“Bo bo, si ka vdekur”, momenti kur bashkëshortja e autori merr vesh vrasjen e fqinjit

0
226

Ky është momenti kur gruaja e  63-vjeçarit, Fatos Manellari, merr vesh për vrasjen e fqijit nga i shoqi. Lajmin ja komunikuan gazetarët.

“O bo bo si ka vdekur? Të dy kanë vdekur? O bo bo. Grindeshin për arën atje”.Të njëjtën gjë konfirmon dhe i biri.

“Tani e mora vesh, nuk e dija unë. Ku ta gjej” thotë i biri.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Gjatë një konflikti për një pjesë rruge/gardhi të përbashkët, Manellari plagosui me thikë Yskollarin.  Ky i  fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.