Boçi: Rama tallet me kundërshtarët, kandidatët e opozitës do të rrëzohen, e zgjedh vetë presidentin

0
74

Lidhur me dakordësinë e arritur mes një pjese të opozitës dhe mazhorancës, deputeti demokrat Luçiano Boçin, kryeministri Edi Rama do të jetë ai që do të zgjedhë presidentin.

Ai tha se Rama po tallet me kundërshtarët e tij dhe shtoi se kur i jepet opozitës e drejta propozuese mund të konvergohet në ndonjë emër.

Boçi: Rama e zgjedh vetë kundërshtarin. Zgjedh disa kokrra, propozoni, por unë kam të drejtë t’iu rrëzoj. Jam unë ai që vendos se kush do të ngrejë kupën e presidentit. Tryeza nuk ka vlerë në nivelin parlamentar, por politik. Në vazhdimësia në rastin, kur i jepet opozitës e drejta propozuese mund të konvergojmë ndonjë emër. Ne do të vazhdojmë në drejtimin për të bashkuar PD-së.
Po keqpërdoret grupi parlamentar i PD-së. Me anëtarët e grupit parlamentar komunikon me e-mail, me tjerët me Ballën preferon që të përqafohet. Kandidatët e opozitës do të rrëzohen. Topin do ta mbaj një aktor siç është Alibeaj, në momentin që afrohet për të gjuajtur topin, e merr vetë Rama dhe e gjuan vetë.