Bora zbardh Shqipërinë, por mbyll rrugët dhe izolon qytetarët

0
167

Moti i keq ka sjellë reshje intensive bore në juglindje të vendit dhe kryesisht në zonat malore. Përveç kënaqësisë së turistëve bora ka shfaqur problematika, kryesisht në bllokimin e rrugëve nacionale.

Në Lepushë janë 10 turistë të bllokuar nga bora, ndërsa një banore ka bërë apel për ndihmë, pasi siç thotë ajo kanë tre netë të izoluar.

Screenshot_17.jpg

Probleme me dëborën ka pasur edhe në juglindje të vendit. Rajoni i Korçës është përfshirë nga një i ftohtë i acartë me temperatura që shkojnë disa gradë nën zero. Prej 14 ditësh banorët e fshatit Panarit në Korçë janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.

Në këtë fshat banojnë rreth 200 banorë, të cilët prej dy javësh ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e kësaj zone pasi rruga Shtyllë-Panarit është e bllokuar. Mësohet se reshjet e fundit kanë shtuar trashësinë e dëborës, në 1 metër, duke bërë kështu të pamundur ndërhyrjen për hapjen e rrugës.

Expres