Brad Pitt krijon koleksionin e tij të veshjeve

0
135

Brad Pitt po provon veten dhe në botën e modës. Aktori hollivudian është bashkuar me Brioni për një koleksion të veçantë, “BP Signature”. Pitt ka qenë ambasadori i markës italiane të veshjeve për meshkujt që nga viti 2019.

“BP Signature” është frymëzuar nga veshja që Brad Pitt veshi gjatë ceremonisë së 92-të të Academy Awards, ose Oscars 2020, në të cilën ai fitoi Oskarin për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij si Cliff Booth në Once Upon a Time in Hollyëood (2019 ).Koleksioni prej 7 pjesësh ka një etiketë të brendshme të dizajnuar nga aktori, që përfaqëson nënshkrimin e tij. “Ishte një kënaqësi e madhe të punoja me Brad Pitt për të krijuar pjesët ‘BP Signature’. Ishte një shans për të krijuar diçka të rehatshme, të lehtë dhe fleksibile pa sakrifikuar stilin apo sofistikimin,” deklaroi Norbert Stumpfl, Drejtori i Brioni. /abcnews.al