“Po falimentojmë” Sektori i tekstileve në Elbasan goditet nga pandemia

0
170

Sektori i tekstileve në Elbasan duket se ka marrë një goditje të fortë nga situata e pandemisë prej më shumë se një viti.

Miliona lekë mall kanë mbetur stok, ndërsa tregtarët shprehen se po kalojnë një ndër periudhat më të vështira të tyre.

”Situata është shumë e keqe… sa ka qenë pandemia dhe deri më këtë ditë që po flas unë është më keq s’ka bërë vaki. As ka qenë as s’do jetë ndonjëherë. Mall stok sa të duash.”

”Në mënyrë katastrofike … ta them më drejt. Po s’u hapen dasmat. Po s’u hapën lokalet domethënë, është kotë. Lokalet janë hapur…”  

”Me shumë vështirësi. Mund të themi që po punojmë thjesht për taksat.”

Të gjendur përballë një situate pa blerës dhe pa të ardhura shumë prej tyre kanë hequr nga puna edhe punëtorët.

”Shkurtim. Ne e kemi biznes familjarë dhe kam hequr punëtorët dhe punoj vetëm tani sepse nuk e përballojë dot.”

Tregtarë të tjerë shprehen se ka raste kur nuk shesin asgjë gjatë gjithë ditës.

”Pothuajse s’po bëjmë sefte fare. Ka ditë që nuk po punojmë fare.”

”Nuk ka pasur fare. Kemi ikur në shpi pa bërë sefte.”

Nëse kjo situatë vazhdon atëherë sipërmarrësit paralajmërojnë falimentime të shumë bizneseve.

”Drejt falimentimit jemi.”

Ora news