Brazilianet dhe kolumbianet që ofronin shërbime sek*uale në Tiranë: Erdhëm me dëshirën tonë, klientët na kontaktonin nëpërmjet faqes së internetit

0
58

Shtatë shtetaset e huaja të arrestuara pak ditë më parë si pjesë e një grupi që ushtronin prostitucion kanë lënë qelitë. Gjykata e Tiranës, ka liruar nga burgu duke vendosur detyrim paraqitjeje për brazilianet dhe kolumbianet, ndaj të cilave ishte ngritur akuza e ushtrimit të prostitucionit.

Përpara gjykatës shtetaset e huaja kanë deklaruar se kanë ardhur në vendin tonë me dëshirë për të punuar si eksorta. Ndërsa klientet i pronotonin ato nëpërmjet internetit.

Eurogirls Eskort është faqja ku vajazat merrnin pronotimet dhe gjenin klientët, që sipas tyre i shoqëronin ato në vende dhe aktivitete të ndryshme. Burime bëjnë me dije se pasi gjenin klientët vajzat pronotonin dhe akomodoheshin në banesa me qira ditore.

Policia Tiranës, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, finaliuzioi operacionin duke vënë në pranga 7 të huajat, mes të cilave ishte dhe tutorja e tyre një shtetase kolumbiane. Pas finalizimit të operacionit policia tha zyrtarisht se të huajat kishin mbërritur në vendin tonë me qëllim për tu shfrytëzuar për prostitucion. Për këtë rast në gjëndje të lirë po hetohen edhe 4 shtetas shqiptar, pronarë të shtëpive që i kishin dhënë me qira të huajave.