Britanikja u martua me vrasësin e burgosur pa e takuar kurrë: Seriali që ndikoi që unë të divorcohem

0
68

Një grua britanike e cila u martua me një amerikan dy herë vrasës pa e takuar ndonjëherë , ka shpjeguar pse vendosi të divorcohej.

27-vjeçarja Naomi Oquendo u martua me vrasësin e dënuar Victor Oquendo përmes Zoom pasi çifti “ranë në dashuri” gjatë bllokimi të pandemisë.

Pavarësisht se ata nuk ishin takuar kurrë, ajo ishte e përgatitur të priste më shumë se një dekadë për lirimin e bashkëshortit të saj, duke argumentuar se ai i kreu krimet e tij në vetëmbrojtje.

Megjithatë, pasi më në fund u takua me të për herë të parë muajin e kaluar, Naomi tha në një video të TikTok se kishte vendosur të ndahej me të, por la të hapur mundësinë e një ribashkimi.

Siç shpjegoi ajo, ish-bashkëshorti i saj tani nuk po i plotësonte nevojat e saj.

“ Besoj me gjithë zemër, ai është shpirti im binjak, ai është gjysma ime tjetër dhe ne jemi krijuar për njëri-tjetrin. Megjithatë, ndonjëherë dashuria nuk mjafton ”, tha ajo.

“ Por unë kisha arritur në një pikë që humba veten, bëra gjithçka që mundesha vetëm për të. Besoj se në një marrëdhënie nuk mjafton vetëm të japësh, por edhe të marrësh. Më dukej sikur nuk po përfitoja më asgjë nga kjo ”, theksoi ajo.

Naomi vazhdoi të shpjegoi se pika e kthesës për të ishte kur ajo pa një serial në Netflix që thoshte se dikush duhet të të dojë po aq sa ti e do veten.

Megjithatë, pavarësisht se tashmë është ndarë nga i shoqi, Naomi e mban mbiemrin dhe shpreson që përfundimisht të pajtohen. “ Do ta dua përgjithmonë dhe do ta mbaj mbiemrin e tij. Nuk ka njeri tjetër me të cilin dua të jem .’

Naomi foli më parë për marrëdhënien e saj me Victor në emisionin televiziv This Morning, ku ajo e përshkroi burrin e saj si “mohues” dhe “personin më të sjellshëm”.

“ Gjithë jetën ai donte vetëm dashuri ”, tha Naomi. “ Ai nuk e mori nga familja e tij dhe po kërkonte dikë që do ta donte dhe do të kujdesej për të. Për ta bërë të ndihet i sigurt ”, kishte thënë ajo në emision për bashkëshortin e saj.

/abcnews.al/