Burg për “Peshkaqenët e borxheve”/ Mashtrim me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në qeli 8 të arrestuarit

0
167

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për tetë personat e arrestuar për skandalin me mikrokreditë. Mësohet se katër prej tyre do të vijojnë të qendrojnë në burg dhe katër të tjerë në arrest shtëpie. Ndërsa, një prej tyre vijon të jetë në kërkim, pasi nuk është arrestuar ende nga policia.

Këtyre shtetasve, me detyrë përmbarues gjyqësor privat, iu është hequr licenca në vitin 2019 nga ministria e Drejtësisë. Mësohet se tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare (Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH), me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.

Arrest në burg janë lënë:

– Aldo Daka, 35 vjeç
– Albert Gega, 36 vjeç
– Edmond Mato, 51 vjeç
– Arben Meskuti, 46 vjeç

Arrest në shtëpi:

– Kejda Seferi, 36 vjeçe
– Elda Ibro, 42 vjeçe
– Alketa Tanushi, 39 vjeçe
– Jodisa Dervishi, 35 vjeçe

Në kërkim:

Alban Kote, 43 vjeç./abcnews.al