FOTO/ Këta janë të rinjtë nga Kosova që trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë, kush ishte “koka” e grupit

0
30

Këto janë të rinjtë nga Kosova të cilët u arrestuan të premten s në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi 2”. Shtetasit Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi u vunë në pranga pasi trafikuan nga Kosova 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

Gazetari Ervin Leka raporton se “koka” e grupit ishte Blerim Krasniqi, i cili ka qenë personi që ka vendosur armët në autobus dhe më pas e ka ndjekur atë me makinë personale.