Burg përjetë për shqiptarin në Itali, qëlloi me plumb në zemër ish-bankierin në sy të gruas

0
115

Emigranti shqiptar në Itali Paulin Meçaj, 31 vjeç, do ta kalojë gjithë pjesën e mbetur të jetës në qeli, pasi u dënua nga Gjykata për vrasjen e një ish-bankieri, në Korrik të vitit të kaluar. Krimi ndodhi gjatë tentativës së grabitjes në sy të gruas së viktimës, në kohën kur 69-vjeçari po tërhiqte para nga bankomati, pas një mbrëmje me miqtë.

Burg përjetë për shqiptarin në Itali, qëlloi me plumb

Gjykata italiane dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarin Paulin Meçaj, për akuzën e vrasjes së një 69 vjeçari në sy të gruas, në korrik të vitit të kaluar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 16 korrik 2021, kur viktima ishte duke tërhequr para nga një bankomat në zonën e Leçes.

I pandehur për këtë çështje është edhe shtetasi tjetër Andrea Capone. Në seancën e kaluar prokurori i çështjes kishte kërkuar masën maksimale të dënimit, duke theksuar se vrasësi direkt është 31-vjeçari Paulin Meçaj, ndërsa Andrea Capone, 28 vjeç, konsiderohet bashkëpunëtor i tij.

Të dy personat e dyshuar akuzohen për vrasje të rëndë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje . Krimi ndodhi mbrëmjen e 16 korrikut 2021, para bankomatit të Banco di Napoli në Lequile.

Viktima Giovani Caramuscio ishte me gruan e tij dhe po kthehej nga një mbrëmje me miqtë, kur vendosi të ndalonte dhe të tërhiqte para. Gjatë marrjes së parave nga bankomati, ai u përball me dy të pandehurit me të cilët pati një përleshje të shkurtër, e cila përfundoi me goditjen e tij për vdekje.

Sipas hetimeve, ka qenë shqiptari Paulin Meçaj ai që ka tërhequr këmbëzën dy here, duke shkaktuar vdekjen e 69-vjeçarit Italian.

Gjatë procesit gjyqësor, dy të pandehurit kishin kërkuar falje nga familja e viktimës, përmes deklarimeve dhe një letre publike. Por kjo deklaratë e tyre, nuk i ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

Prokurori ka shpjeguar në gjyq se viktima, Giovani Caramuscio, një ish menaxher banke në pension, u qëllua dy herë me armë, duke marrë edhe një plumb në zemër, në sy të gruas së tij, pasi doli nga makina për të marrë paratë në bankomat.

Shqiptari Paulin Meçaj jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndërsa policia gjatë kontrolleve i gjeti armën e krimit dhe rrobat e përdorura në ngjarje.