Një 59-vjeçar ka denoncuar në komisariatin e policisë në Lushnje se bashkëjetuesja i ka ikur nga shtëpia.
Blutë e Lushnjes bëjnë me dije se në datën 30.06.2022, në Komisariatin e Policisë, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 59 vjeç, banues në Thanë, Lushnjë, se është larguar nga banesa që prej datës 26.06.2022 dhe nuk është kthyer më, bashkëjetuesja e tij, shtetasja L. Sh., 49 vjeçe.
Po punohet për gjetjen e 49-vjeçares.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.