8.4 C
Elbasan

VIDEO/ “Çmenduri” në rrugën Tiranë Durrës, kapet shoferi me shpejtësi 207 km/h, arrestohen 14 të tjerë

Policia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të shkeljeve të bëranga drejtuesit e mjeteve gjatë qarkullimit në akse të ndryshme të vendit.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë arrestuar 15 drejtuesh mjetesh, pjesa më e madhe e tyre për shkak se qarkullonin pa leje drejtimi. Ndërsa sipas shifrave të dhëna, shoferët, kryesisht në rrugën urbane Tiranë-Durrës , kanë shkelur normat e shpejtësisë së lejuar duke regjistruar deri në 207 km/orë.

Njoftimi i Plotë:

Siguria Rrugore në fundjavë
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur të gjitha pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion.
11 makina inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë,16 radarë automatikë, kamera, aparate fotografike, dronë, dronë “edukues” dhe patrulla në levizje me mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.
Janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:
٠1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.
Nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në rradhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.

Lajme të tjera

Gazetari zbulon shumën marramendëse: Ja sa është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që...

Ndjeni Fryrje të Organizmit? Mësoni Cilat Produkte e Shkaktojnë

Perimetri i belit është padyshim një nga njësitë matëse të shëndetit tuaj. Sigurisht, ngrënia e tre byrekëve nuk i bëjnë shumë favore belit tuaj. Por nuk...

EMRAT/ Përfundon procesi i testimit për gradat në Policinë e Shtetit, ja sa aplikantë janë shpallur fitues

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

“Refuzova Atletico Madrid për Fiorentinën”, ish-sulmuesi gjerman: Kisha frikë nga Diego Simeone

Mario Gomez, ish-sulmuesi gjerman që pjesën më të rëndësishme të karrierës e kaloi me fanellën e Bayern Munich, tregoi në një podcast të Bild, arsyen...

Burri provon se trupi i tij ‘prodhon vetë alkoolin’ dhe i shpëton gjobës së policisë

Një burrë i paemëruar në Belgjikë është urdhëruar ‘të marrë masa” për një gjendje të pazakontë shëndetësore, në të cilët trupi i tij duket...

Shkel fustanin dhe rrëzohet në skenë, këngëtarja vdes në mes të koncertit

Një këngëtare 31-vjecare që po performonte në një shtëpi të moshuarish më 12 prill ka vdekur në mes të koncertit pasi u rrëzua dhe...