Capital T bën gjestin human për fundvit, ndihmon fëmijët në nevojë

0
178

Capital T ka treguar shpeshherë se është bërë pjesë e kauzave të ndryshme. Edhe pse është mjaft i angazhuar si në projekte muzikore dhe në koncerte, reperi ka treguar shumë herë dhe anën humane të tij. Ka ndihmuar shumë fëmijë në nevojë dhe këtë gjë ka bërë dhe së fundmi.

Këtë fundvit ka ndërmarrë një nismë shumë interesante duke surprizuar disa fëmijë me nevoja të veçanta në Kosovë. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë disa fotografi me fëmijët. “Sa herë që ngjitni një hap triumfi, ngjitni dy të përulësisë”, ka shkruar ai krahas tyre.