Celibashi vendosi të mos regjistrojë PD-në zgjedhje, KAS shqyrton nesër ankimimin e grupit të Alibeajt

0
44

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.32, në seancë publike ditën e Enjte, date 16.03.2023, në orën 12:00.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ankimoi mbrëmjen e djeshme vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, theksoi se vendimi i djeshëm i Celibashit ishte tërësisht politik dhe i pabazuar në ligj.

“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu