Çfarë ka rezervuar Dhurata Dora për këtë verë? Flet këngëtarja

0
308

Dhurata Dora, ashtu sikundër çdo herë të tjera u rikthye fuqishëm këtë verë, duke publikuar dy këngë njëra pas tjetrës brenda pak ditësh. “Ferrari” dhe “Fajet”, një bashkëpunim me Azet, u pritën mjaft mirë nga publiku dhe që deri më tani kanë arritur të marrin miliona klikime në platformën në Youtube.

Por, a do të sjellë Dhurata një tjetër projekt kërë verë? Në një intervistë për Prive, këngëtarja nga Kosova tha se ka disa projekte pa lançuar, por preferoi të mos japë detaje duke e lënë gjithçka një surprizë.

Kam punuar shumë kam shumë projekte që janë pa lançuar. Për këtë verë nuk e di se çfarë të them saktë se edhe kjo puna e pandemisë na ka çrregulluar, mirëpo ta shohim, mbetet surprizë.“, tha Dhurata.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Azet dhe Dhurata sollën projektin e tyre të parë “Lass Los”, e cila gjithashtu rezultoi një sukses. Fama e Dhuratës ka tejkaluar kufijtë shqiptarë, pas bashkëpunimit me Soolking “Zemër” që u kthye në hitin e verës që shkoi. /abcnews.al/