Karim Benzema u transferua me bujë në Arabinë Saduite këtë verë, por aventura tek Al Ittihad nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Thuhet se sulmuesi francez, nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e skuadrës, Nuno Espirito Santo. Madje ky i fundit është ankuar te drejtuesit e klubit, duke thënë se lojtari nuk i përshtatet taktikave të tij.
Gjithashtu thuhet se Benzema kishte kërkuar edhe shiritin e kapitenit, por kjo u refuzua nga trajneri Santo, çka solli një tension në dhomat e zhveshjes.
Benzema nuk ndihet mirë në këtë situatë dhe kjo mund të bëjë që ai të ndryshojë skuadër sërish, duke u larguar shumë shpejt.