Çfarë nuk u pa nga prania e Zelenskyt? Rama mbyll fjalën, Berisha nxiton për të dalë nga Kuvendi

0
176

Teksa kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij përshëndetëse me presidentin e Ukrainës, Vlodymir Zelesenky, ish-kryeministri Sali Berisha ka nxituar për t’u larguar nga salla e Kuvendit.

Deputetët kanë duartrokitur pasi Rama mbylli fjalimin e tij, ndërsa në ulëset e fundit të Kuvendit deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka kanë lëvizur anash në mënyrë që t’i lirohet rruga Sali Berishës.

Pas kësaj ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalë jashtë Kuvendit duke hedhur akuza ndaj Ramës si bashkëpunues me Vuçiç. Berisha ka kërkuara largimin e ambasadorit rus në vendi ynë. Sipas tij çdo marrëdhënie duhet të ndërpritet me Rusinë. /abcnews.al/.