Cilësohet si ‘ishulli magjik’, ja çfarë e bën të veçantë Santorinin në Greqi

0
16
Santorini island, Greece. Oia town traditional white houses and churches with blue domes over the Caldera, Aegean sea.

Ishulli Santorini në Greqi njihet si ndër ishujt më të veçantë në botë me bukurinë e saj unike dhe me numrin e shumtë të vizitorëve.

Ishulli grek Santorini, një nga ishujt më të famshëm në botë me arkitekturën e saj tradicionale, shtëpitë e ndërtuara me gurë specifik, ku dominojnë ngjyra e bardhë dhe e kaltër, rrugët e ngushta të cilat japin pamje mahnitëse, pret shumë turistë nga e gjithë bota, veçanërisht në stinën pranverore dhe verore.

Qasja në ishullin që bie në sy me ndërtimet e saj mbi shkëmbinj realizohet përmes udhëtimit nëpër det dhe në fund me ngjitjen në teleferik ose nëpër 657 shkallët përpjetë.

 

Santorini, i njohur ndryshe me emrin Thera ose Thira, është një ndër ishujt më të bukur dhe më të vizituar në Greqi. I cilësuar si ‘ishulli magjik’, Santorini ofron pamje panomarike të plazheve të zeza dhe të kuqe, si dhe një perëndim mbresëlënës të diellit.

Industria kryesore e Santorinit është turizmi, por edhe bujqësia bën pjesë në ekonominë e saj pasi ishulli zhvillon edhe industrinë e verës, të përbërë nga lloji vendas i rrushit Assyrtiko.