Këngëtarja Çiljeta Xhilaga “tradhton” dhe njëherë Sali Berishën teksa ka mbështetur zyrtarisht nismat e reja të ndërmarra nga qeveria Rama.
Së fundmi kryeministri Edi Rama njoftoi se po merret në shqyrtim vendimi për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale, Tik Tok dhe Snap Chat në Republikën e Shqipërisë. Çiljeta e ka postuar këtë në rrjete e saj sociale teksa shkruan “Si mam i dy djemve, unë mbështes bllokimin Kryeministër”.
Por kjo nuk është e para herë që këngëtarja ka deklaruar përkrahjen e saj për këtë forcë politikë. Dikur Çiljeta ishte nëkrah të Sali BErishës në çdo tubim elektoral të organizuar nga Partia Demokratike ndërsa një kthesë e papritur në vitin 2021 çuditi të gjithë ndjekësit e saj.
Ajo u shfaq krah kryebashkiakut Erion Velija gjatë një takimi elektoral që ky i fundit po zhvillnte në qytetin e Kavajës. Në atë kohë ajo u shpreh se ndoshta shumë persona mund të jenë të habitur që e shohin atje, me të, por “Lali Eri i ka fituar zemrën”. “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë. Ma ke fituar zemrën dhe mua”, tha ndër të tjera këngëtarja.