Çmimet e reja, rritet me 8 lekë nafta dhe 4 lekë benzina

0
147

Bordi i Transparencës ka publikuar cmimet e reja të naftës, benzinës e gazit.

Nafta është rritur me 8 lekë, benzina është rritur me 4 lekë, gazi nuk ka ndryshuar, ndërsa gazoil për peshkim është rritur me 9 lekë.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, nga 206 lekë që ishte më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, nga 191 lekë që sihte më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër nga 112 që ishte më parë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.