22.4 C
Elbasan

Fëmija merr HIV/AIDS në spital, prindërit e tij negativ, rasti ende nën investigim

Një fëmijë vetëm 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në spital.

Prindërit rezultojnë negativ ndaj dyshimet janë se fëmija është infektuar si rezultat i një gabimi njerëzor gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor.

Rasti që është ende nën investigim për gjetjen e përgjegjësve është kambanë alarmi për sigurinë e munguar në institucionet e kujdesit shëndetësor.

“Dyshimet në rastin kur prindërit janë negativ janë për të investiguar në kujdesin shëndetësor i cili është ofruar në spital. Fëmija është në terapi sapo u konfirmua diagnoza.”

Vitin e shkuar nuk kishte fëmijë të infektuar ndërsa nga janari deri në tetor në mesin e 80 rasteve të reja janë dy janë të mitur.

“Nga janari deri në tetor kemi 80 raste të reja, 19 femra dhe 61 meshkuj.”

Drejtorja e Shoqatës së Personave të Infektuar me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj shpreh si shqetësim diagnostikimin e vonë që jo rrallë herë shkakton fatalitete.

“Njëkohësisht kemi 11 humbje jete, 5 të cilat janë këtë vit të diagnostifikaur, çka tregon që janë diagnostifikaur vonë.”

Ajo që vërehet këtë vit është rritja e moshës së personave të infektuar me HIV/AIDS.

“Kemi një grupmoshë 39.5 vite tek femrat dhe diçka më pak tek meshkujt. Kjo për shkak të sjelljeve homo dhe biseksuale në marrëdhënie.”

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje infektive, 792 persona nga të cilët 12 fëmijë.

“Ora News”

Lajme të tjera

Ngacmoi seksualisht 27 vjeçaren në lokal, arrestohet kamarieri

Një 31 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Gjergj Dedushi ra në pranga pas denoncimit të një 27 vjeçareje se...

Trajli përplas për vdekje një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në...

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023. Ergi...

FOTO/ Detaje nga vrasja në Gjermani, shqiptari qëllon me armë reperin serb para restorantit të tij. Pasi e vrau u kthye…

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit...

Video/ Tregtarët e Belshit në protestë, shkak lëvizja e tregut

Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.Protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë bashkiake para...

Iu vendos lëndë plasëse në banesë, Komisioni i KLGJ vendos mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkaj

Komisioni i posaçëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën...