Conte: Jemi në rrugën e duhur, Interi im shumë i fortë. Luajtëm si ekip i madh

0
141

Interi dominoi ndeshjen jashtë fushe me Shakhtar Donetsk në Champions League, por në fund mori vetëm një pikë. 0-0 u mbyll sfida e luajtur në Kiev, aty ku Lukaku e Barella goditën shtyllën, ndërsa Lautaro Martinez humbi një rast flagrant.

Antonio Conte ndihet i kënaqur me lojën e djemve të tij, por qan rastet e humbura në prononcimin e dhënë për Sky Sport. “Ndeshja e sotme më krijoi ndjesi pozitive. Djemtë luajtën me intensitetin e duhur, më pëlqeu edhe qëndrimi i tyre gjatë ndeshjes. Luajtëm si një skuadër e madhe.

E dominuam ndeshjen prej fillimit, por nuk kishim aspak fat. Luajtëm mirë në të dy fazat, mbrojtje dhe sulm. Kam një skuadër të shpejtë dhe plot teknikë, djemtë u treguan shumë të aftë dhe mëkat që nuk ia dolëm dot ta fitonim këtë takim.Jemi në rrugën e duhur, shoh që ekipi ka forcë të madhe dhe mentalitetin që unë kërkoj. Duhet të fokusohemi te vetja dhe të mos merremi shumë me kundërshtarët“, deklaroi trajneri zikaltër. /abcnews.al