Covid-19/ Dalin pozitiv 2 raste në Elbasan

0
238

Prej  ditesh në qarkun e Elbasanit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri si i infektuar nga koronavirus.

Pas 5 ditësh rikthehen konfirmimet me Covid-19 në qarkun e Elbasanit. Në daljen e saj të përditëshme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy raste të reja me koronavirus në Elbasan.

ISHP  ka vijuar testimet në terren për të gjurmuar rastet e dyshuara por nga pergjigjet e tamponeve rezultonse janë pozotiv me Covid-19 dy persona përkatësisht bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër të cilët nuk kanë lidhje me njëri tjetrin ndërkohë që mbetet ende e paqartë se si janë infektuar.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

“Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.  Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%”, njofton Ministria.

Aktualisht qarku i  Elbasanit bazuar në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë ka 12  persona te konfirmuar me Covid-19 nga të  cilet  i 10 janë në  Elbasan dhe dy në Belshit.

Elbasaniflash.al