Covid-19, Koreja e Jugut regjistron numrin më të madh të rasteve ditore që nga muaji mars

0
228

Autoritetet e Koresë së Jugut raportuan të dielën (22 gusht), rritjen më të lartë ditore të rasteve me Covid-19 që prej muajit mars.

Sipas tyre, rregulla më të ashpra të distancimit shoqëror mund të jenë të nevojshme pasi “shpërthimet” po ndodhin nga një kishë e Seulit dhe tubime të tjera.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi 397 raste të reja që nga e shtuna në mesnatë, nga 332 të ditës së kaluar dhe shënoi një rritje ditore tre shifrore prej më shumë se 1 jave.

Deri më tani në Korenë e Jugut janë shënuar 309 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 17,399 të infektuar, shkruan Reuters.

Autoritetet shëndetësore thonë se mund të vendosin rregulla më të vështira për distancim shoqëror, ku shkollave dhe bizneseve mund tu kërkohet të mbyllen, nëse shkalla e rritjes së infeksioneve të reja nuk ngadalësohet së shpejti.

ORA NEWS