Ndërron jetë burri më i vjetër në botë, tregon dëshirën e fundit

0
186

Burri më i vjetër në botë ka ndërruar jetë, 4 muaj pas ditëlindjes së tij të 116-të.

I lindur në 8 maj 1904, afrikano-jugori Fredie Blom shprehej se ‘ka jetuar kaq gjatë falë hirit të Zotit’.

Burri u tha mediave lokale se pjesa më sfiduese e karantinës ishte se ai nuk kishte mundësi të blinte letër duhani për cigaret e tij dhe në ditëlindjen e tij shprehi këtë si dëshirën e tij.

Afrika e Jugut ndaloi shitjen e alkoolit dhe cigareve gjatë karantinës, në përpjekje për të ulur ndikimin e koronavirusit te pacientët.

Blom, i cili ishte i vetmi i mbijetuar i familjes së tij nag gripi spanjoll, cilësohej si burri më i vjetër në botë ‘jo zyrtarisht’ nga mediat afrikane.

 

© SYRI.net