Covid-19 në botë: 619 mijë viktima dhe 15 milion të infektuar

0
232

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 15 milion, përkatësisht 15,091,696 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 619,560.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 144,956 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 81,597, Britania e Madhe me 45,422, Italia me 35,073, Franca me 30,165 dhe Spanja me 28,424.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 117 viktima dhe janë regjistruar 4,290 të infektuar.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 9,115,482 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,3 milion raste aktive që presin të shërohen.

ora news