16.4 C
Elbasan

Sot mblidhet Këshilli Politik, Rama apel opozitës: Mos e bojkoto,të vijojmë dialogun

Këshilli Politik do të mblidhet në orën 17:00 të kësaj të mërkurë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë apel opozitës jashtëparlamentit që të mos e bojkotojë Këshillin Politik.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter shkruan se është e rëndësishme që të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me opozita parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese.

Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama.

Ndërkohë një ditë më parë mazhoranca firmosi një marrëveshje me të ashtuquajturën opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do shkojë apo jo në takimin e sotëm të Këshillit Politik./abcnews.al

Lajme të tjera

NDOTJA KATASTOFIKE NGA INCENERATORI I ELBASANIT (VIDEO)

Çështja e inceneratorit të Elbasanit është diskuar sot në mbledhjen e komisioneve të këshillit bashkiak ku i pranishëm në komisionin e mjedisit ishte edhe...

Ferrari, shufra ari dhe diamante/ Goditet grupi kriminal italo-shqiptar që drejtonte rrjetin e restoranteve në Itali, nën akuzë edhe ish-portieri i Napolit, dyshohet se...

Një grup kriminal italo-shqiptar që drejtonte një rrjet restorantesh në Itali është goditur. Sipas medias italiane, janë nëntë të dyshuari, përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela ,...

EURO2024/ Jashtë Uzuni e Cikalleshi, publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian

Pritjes i erdhi fundi. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasditen e kësaj të hëne, tekniku Sylvinho do...

I kërkuan antarit të PSD ndihmë për lagjen e tyre! Erion Murataj iu “çon” investimet banorëve të lagjes Emin Matraxhiu

Pak ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, antari i Këshillit të partisë Socialdemokrate Erion Murataj paraqitinkërkesën e banorëve të lagjes Emin Matraxhiu...

Erion Murataj mban premtin e dhënë banorëve të fshatit Tudan. Rruga fillon në qershor

Është mbajtur sot mbledhja e komisioneve të Këshillit Bashkiak për të diskutuar në lidhje me propozimet e bëra nga antari i këshillit bashkiak të...

KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi, kreu i KLP kërkon të marrë pjesë në mbledhjen për mandatin e tij: Dua të dëgjohem!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot nën drejtimin e Taratar Bazaj për të vendosur për mandatin e kryetarit Alfred Balla, i cili...