Covid “pushton” shkollat, rreth 1400 nxënës dhe mbi 700 mësues të infektuar

0
114

Në të gjithë vendi rreth 1400 nxënës dhe mbi 700 mësues janë pozitivë me Covid-19. Për këtë arsye në disa shkolla orët e mësimit janë reduktuar dhe mësuesit e infektuar janë zëvendësuar me kolegë të tyre apo psikologë dhe punonjës social.

Rreth 1400 nxënës dhe mbi 700 mësues janë aktualisht pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht numrit të lartë të infektimit në këto institucione, ministria e Arsimit ka vendosur që ta menaxhojë situatën me stafet ekzistuese.

Kjo konfirmohet edhe nga vetë nxënësit në disa shkolla në kryeqytet. Ata thonë se lëndët kur mësuesit mungojnë për shkak të infektimit me Covid-19 , zëvendësohen nga punonjës social ose psikologë.

“I zëvendësojnë psikologët, punonjëset sociale.”

“Vijnë mësues të tjerë që ne të bëjmë mësim.”

Gjithashtu mungesa në masë e mësuesve ka reduktuar edhe orët e mësimit.

“Nëse mësuesit mungojnë ne bëjmë 4 orë mësim dhe nuk i zëvendësojmë. Dalim gjithmonë më herët, nuk i bëjmë orët e plota.”

“Kemi dalë edhe me orë të shkurtuara.”

“Mësimin e bëjmë rregullisht, por mësuesit kanë dalë të sëmura, na mungojnë ndonjëherë dhe bëjmë orë të shkurtuara.”

Frika nga infektimi ka bërë që edhe vetë nxënësit të kujdesen për të qëndruar në distancë nga njëri tjetri.

“Rrimë nga 1 në bankë, të gjithë jemi me maska.”

Vetëm në Vlorë nga 15 mijë nxënës, 150 nxënës janë aktualisht të infektuar. Gjithashtu 120 mësues janë karantinuar si pasojë e virusit. Kujtojmë se të mërkurën një gjimnaz profesional në shkollë ta kalonte mësimin online për shkak të infektimeve në masë.

Covid “pushton” shkollat, rreth 1400 nxënës dhe mbi 700