Ç’po ndodh me çiftin? Stefano flirton me të tjera, Belen reagon zemërthyer

0
235

Ribashkimi i Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino-s nuk zgjati shumë. Çifti i dha fund lidhjes pak muaj më parë dhe duket se nga e gjithë kjo histori, ajo që po vuan është Belen. Sipas mediave italiane, ishte Stefano ai që u largua nga shtëpia, fillimisht u tha për punë, ndërsa më pas u mësua se në fakt çifti ishte në krizë.

Ndërsa lajmi u konfimua më vonë edhe nga Belen, e cila në një live në Instagram tha se dëshironte që të qëndronte e qetë për të menduar rreth jetës së saj, duke kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve dhe mediave rozë.

Por së fundmi, disa lajme se balerini i famshëm është parë duke flirtuar me dy vajza, thuhet se e kanë “çmendur” Belen-in, e cila është e zhgënjyer, e lënduar dhe e zemëruar me gjithë këtë.

Ajo ka reaguar në mënyrën e saj, duke u treguar diskrete dhe delikate. Belen ka shpërndarë një foto të qiellit, ku shkruan: “Dashuria është për njerëzit e vërtetë”.

Belen është zemërthyer dhe nuk ka dyshime që këto fjalë i dedikohen ish-bashkëshortit të saj, Stefano-s.

Ndërkohë, ky i fundit duket i qetë, duke shijuar jetën e tij e duke pushuar në bregdet.