Cristiano Ronaldo në telashe, akuza që rëndon ndaj yllit të futbollit…(VIDEO)

0
56

Cristiano Ronaldo akuzohet për sjellje të pahijshme nga FA pasi goditi një celular nga dora e tifozit adoleshent pas humbjes 1-0 të Manchester United kundër Evertonit në prillin e këtij viti.

Ronaldo i zemëruar goditi një celular nga duart e tifozit 14 vjeçar Jake Harding, pasi Manchester United humbi ndaj Everton sezonin e kaluar.

Sulmuesi është akuzuar për një shkelje të Rregullit E3 të FA në lidhje me sjellje të pahijshme dhe/ose të dhunshme.

Akuza e FA pason një hetim nga Policia e Merseyside që rezultoi në paralajmërimin e Ronaldos

Në një deklaratë nga United thuhej: “Ne vërejmë njoftimin e FA në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ne do të mbështesim lojtarin në përgjigjen e tij ndaj akuzës.”

Video e publikuar nga Daily Mail: