CSKA fiton ndeshjen për statistika kundër Romës

0
181

CSKA Sofia ka shënuar fitore prej 3-1 në ndeshjen e fundi të Europa Ligës kundër Romës në Sofie. Ishte një ndeshje që bullgarët e dominuan nga fillimi dhe e fituan atë, pavarësisht se kjo fitore nuk i ka hyrë në punë as atyre e as Romës pasi që Roma e ka siguruar vendin e parë në Grupin A nga xhiroja e kaluar

CSKA Moska ka fituar me rezultat 3-1 kundër Romës, në një ndeshje për statistika që është luajtur sonte në kryeqytetin e Bullgarisë.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga bullgarët derisa ata erdhën të goli i parë në minutën e 5-të të ndeshjes nga Rodrigues.Roma do të reagonte dhe do ta barazonte rezultatin në minutën e 22-të me anë të Milaneses.

Në pjesën e dytë Roma u mundua të kthehet në ndeshje por nuk e bënë këtë derisa Sowe ka me shënuar në minutën e 55-të.

Pavarësisht humbjes, Roma është kualifikuar si e para në Grupin A pasi që këtë vend e kishte siguruar nga java e pestë.

Nga vendi i dytë në Grupin A në 1/16-ën e finales është kualifikuar Young Boys. /GazetaExpress/