De Biasi : Më kushtoi shume ta lija Shqipërinë por e bëra sepse…

0
335

Xhani De Biazi e konsideron  periudhën 6-vjeçare të drejtimit të kombëtares së Shqipërisë si kohën më të bukur sportive të jetës së tij.

Tekniku italian kujtoi sot momentin kur dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Shqipërisë 3 vite më parë, përpara se të mbyllte fazën eliminatore të Kupës së Botës 2018.

De Biazi e konsideron momentin e vendosjes së dhënies së dorëheqjes si çastin më të vështirë të karrierës së tij. Ndërkohë, ai falenderoi të gjithë personat që mundësuan pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në kampionatin europian të 2016.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, De Biazi bën me dije se dha dorëheqjen para përfundimit të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018” për t’i dhënë mundësi pasardhësit të tij Kristian Panuçi të njihej më tepër me lojtarët e Shqipërisë.

“Tre vite më parë vendosa të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë dhe i trishtë për mua!!! Synimi ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund.

Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, shkruan italiani Xhani De Biazi.

Panorama