Janar-maj 2020, 10% më shumë mallra të përpunuar nga anijet tregtare në portin e Durrësit

0
262

Gjatë periudhës janar-maj 2020 përpunimi i mallrave nga anijet tregtare ka shënuar një rritje prej 10%.

Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur se “nga 165 anijet e akostuara gjithsej në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor janë përpunuar 651 mijë tonë mallra të ndryshme”.

Ndërkaq përpunimi i mallrave me tragete dhe ai i anijeve me kontejnerë kanë pësuar një rënie përkatësisht prej 20 dhe 14% për shkak të uljes së numrit të lundrimeve pas shpalljes së pandemisë nga COVID-19.

“Për 500 anijet dhe tragetet e ankoruar gjatë 5 muajve të këtij viti, volumi i përgjithshëm i mallrave të përpunuara në portin më të madh të vendit arrin në 1 milion e 532 mijë tonë gjithsej”, thotë Sektori i Statistikave në APD.

atsh