Dëbora mbulon rrugët, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Gjatë natës pritet të ulen temperaturat

0
151

Dëbora duket se po i zë vendin problemeve të shkaktuara nga rreshjet e shiut. Gjatë ditës së fundit, disa rrugë janë mbuluar nga rreshjet e borës kryesisht në veri të vendit.

Megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se është në terren për të garantuar që asnjë aks të mos jetë i bllokuar. ARRSH paralajmëron për ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë natës, kryesisht në vendet malore.

Njoftimi:

Gjatë natës pritet që temperaturat të ulen sidomos në vendet malore

Me mjete e punëtorë në terren po punohet pa ndërpreje 24/24 në akset me prezencë bore jo vetëm për të mbajtur qarkullimin në normalitet por edhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit përgjatë akseve malore, vendosni gomat dimërore dhe zinxhirë, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore