Dëgjuat gjë për dasmën e Dafina Zeqirit?

0
217

Nuk mund të mos ju kenë shpëtuar vërdallë në rrjet lajmet se, këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri është martuar.

Gjithçka nisi nga fotot e publikuara nga këngëtarja në llogaritë e saj sociale teksa Zeqiri shihej e veshur si nuse tradicionale.

Në fakt Dafina nuk është martuar, siç u shkrua në media, pasi siç mund të kuptohej është duke xhiruar klipin e saj të ri, këtë e konfirmoi vetë Dafi.

Për dasmë mos prisni gjë se nuk shihet në horizont, por kënga e re vjen së shpejti.

Ora news