Del autopsia e nipit të Elvis Presley-t, nipi 27-vjeçar i legjendës së muzikës ‘rock and roll’ qëlloi veten me pushkë gjahu

0
217

Rreth 3 ditë më parë humbi jetën tragjikisht nipi i superyllit Elvis Presley, Benjamin Keough.
27-vjeçari u gjet nga policia me një plagë të vetme arme në kraharor, rreth orës 6:30 të mëngjesit, të dielën në rezidencën e nënës së tij Calabasas në Kaliforni.

Rezultatet e autopsisë treguan se Benjamin i kishte dhënë fund jetës me një pushkë gjaku, me të cilën kishte goditur veten në gojë.

Pas vdekjes së tij, menaxheri i Lisa Marie tregoi për “TMZ” se ajo ndihej e shkatërruar.

Menaxherja e Lisa Marie tha: “Ajo është zemërthyer dhe e shkatërruar tej mase, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Ajo e adhuroi atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj”.

Lisa Marie ishte vajza e vetme e superyllit Elvis dhe muzikantit Danny Keough.

(A.B)/Dosja.al