Denaj: 87 mijë persona të papunë prej pandemisë, këto janë sektorët më të goditur

0
229

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj deklaroi ditën e sotme se janë 87 mijë persona që kanë ngelur pa punë gjatë pandemisë së koronavirusit të regjistruar deri në muajt Maj-Qershor.

Denaj deklaroi  se sektorët më të goditur në aspektin ekonomik janë fasonët dhe turizmi.

Ministrja e u shpreh se qeveria ka asistuar sektorët e goditur nga tërmeti me paketat financiare, përjashtimi i bizneseve të vogla nga skema e TVSH-së, ndërsa shtoi se do të stimulojë edhe punësimin në sektorë të tjerë më pak të goditur.

“Në kohën që të dhënat e publikuara nga opozita tregonin në vlera absolute një avancë, janë vlera të gabuara. Për një numër të konsideruar të punësuarisht që vijnë për një pagë mesatare.

Ne rezultojmë me një numër më të lartë të punësuarish se në fillim të pandemisë. Përgjatë tre muajve të verës janë punësuar 3000 persona.

Pandemia na ka goditur dhe ka goditur të gjithë shtetet. Për bizneset e vogla, largimi i tyre nga tatim-fitimi për 10 vite është shembull për të nxitur punësimin në këtë sektor.

Në muajt Maj-Qershor numri i të larguarve nga puna arriti në 87 mijë persona. Kemi edhe largimin nga skema e TVSH-së për 63 mijë biznese të vogla.

“Sektorët më të goditur janë ata të fasonësve. Por kjo jo vetëm prej pandemisë. Ndërsa turizmi u godit për shkak se nuk jemi në një vit të zakonshëm. Në këto situata përtej nxitjes, qeveria stimulon punësimin në sektorë të tjerë.

Sektori i turizmit kishte synim të mundësonte punësim për të paktën 4 muaj. Asnjë biznes nuk ka mundësi të akomodojë të gjithë planet e biznesit për 6 muaj’, tha Denaj./abcnews.al